Chelsea e ka konfirmuar që kapiteni Reece James do të mbetet për disa kohë jashtë fushës pasi që ka pësuar një lëndim në stërvitje.
Kapiteni i ri i Chelseat e ka filluar rehabilitimin e tij pasi që iu nënshtrua disa testeve mjekësore në klub
James humbi një pjesë të konsiderueshme të sezonit të kaluar si pasojë e lëndimeve në muskul dhe gjurin e tij, dhe lëndimi i fundit padyshim që nuk është një lajm i mirë për Mauricio Pochettinon, i cili veçse nuk mund të llogarisë në shërbimet e Christopher Nkunkut dhe Wesley Fofanas.
/TV Arbëria