Basketbollisti kanadez, Jordy Tshimanga ka kompletuar kalimin e tij te KB Trepça, për ta nisur karrierën evropiane.
Tshimanga, i cili luan në qendër dhe është i gjatë 211 centimetra, i bashkohet Trepçës nga kampionati kanadez (CEBL), ku edhe është duke luajtur në serinë e finaleve me ekipin e tij Calgary.
KB Trepça e konfirmoi Tshimangan si përforcimin më të ri përmes “Facebook”, ndërsa edhe tregoi karrierën e kanadezit ndër vite.
“Tshimanga përveç kampionatit kanadez, karrier ka bërë edhe në Venezula.
Karrieren profesionale e ka nisur në G-League në sezonin 2021/22 me ekipin Cleveland Charge për tu bashkuar pastaj me Iowa Wolves dhe për të vazhduar edhe në sezonin 2022/23.
Në nivel të kolegjeve, Tshimanga është paraqitur me 2 kolegje të ndryshme, Nebraska Cornhuskers dhe Dayton Flyers”, shkroi Trepça në “Facebook”.
/TV Arbëria