Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani sot viziton Klinën

Osmani sot viziton Klinën

Presidentja Vjosa Osmani do të vizitojë sot Komunën e Klinës.

Sipas njoftimit, atje, e para e vendit do të takohet me institucionet komunale, me qytetarë, si dhe do të vizitojë biznese e organizata joqeveritare.

Në ora 12:00, ajo do të pritet në takim nga kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj. Ndërkaq në ora 12:40, Osmani dhe Elezaj do të deklarohen për media.

Kjo është vizita e dytë e Osmanit në kuadër të vizitave në komunat e vendit për këtë javë, pasi të martën ajo qëndroi në Dragash.

/TV Arbëria