AS Roma përmes një komunikate e ka bërë zyrtare rikthimin e Leandro Paredes në klub.
Mesfushori 29 vjeçar i është bashkuar Romës në një marrëveshje permanente nga Paris Saint-Germain.
Paredes ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me “Giallorossët” me opsionin për ta rinovuar edhe për një vit tjetër, e cila do ta mbajë atë në “Olimpico” deri më 30 qershor të vitit 2025.
Roma do t’i paguajë PSG-së katër milionë euro për Paredes.
/TV Arbëria