Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > E fshehur mes bananeve, kapet në Holandë ngarkesa më e madhe me plot 8 ton kokainë

E fshehur mes bananeve, kapet në Holandë ngarkesa më e madhe me plot 8 ton kokainë

Policia në Holandë ka sekuestruar sasinë më të madhe të kokainës në historinë e vendit, plot 8 ton të fshehura mes bananeve në një ngarkesë në portin e Roterdamit.

Droga u zbulua në 13 korrik, por operacioni është bërë publik vetëm sot për shkak të hetimeve për të zbuluar origjinën dhe porositësit, thanë prokurorët holandezë.

Zyrtarët thanë se kokaina është nisur nga Panamaja, ka kaluar përmes Ekuadorit dhe ka mbërritur në Roterdam në konteinerë me banane. Droga u zbulua nga qentë nuhatës dhe skaneri.

Vlera e saj shkon rreth 600 milionë euro.

Kjo sasi e madhe është thuajse sa dyfishi i rekordit të mëparshëm prej 4.5 tonësh të kapura në këtë port.

Megjithëse ngarkesat gjatë kohëve të fundit kanë qenë më të shpeshta por në sasi më të vogla, ato kanë ardhur kryesisht nga Kolumbia, destinacion dominues, por edhe Ekuadori është një nga eksportuesit më të rëndësishëm.

“Nga Holanda, kokaina shpërndahet më tej në vendet e tjera evropiane dhe grupet shqipfolëse duket se luajnë një rol të rëndësishëm në këtë, në veçanti në trafikimin drejt Italisë dhe Shqipërisë”, thuhet në një raport për drogën nga Kombet e Bashkuara.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse shqiptarët kanë qenë të përfshirë në transportin e kësaj ngarkese.

/TV Arbëria

Powered by WordPress