Superliga e Kosovës në futboll edhe zyrtarisht do të nis garat e stinorit të ri 2023/24 këtë të shtune.
Pavarësisht se fillimi i sezonit të ri po afron, skuadra e Malishevës nuk do të jetë e gatshme në aspektin e infrastrukturës.
Malisheva ndeshjet si vendase i zhvillon në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj”, por që kësaj radhe për një periudhë të caktuar ndeshjet do të zhvillohen në Suharekë.
Kjo vjen si pasojë e demolimit të stadiumit “Liman Gegaj”, tek i cili po ndërrohet fusha.
/TV Arbëria
Fotot e stadiumit në gjendjen aktuale i gjeni më poshtë.