Të dielën ish-presidenti amerikan, Donald Trump vuri në shënjestër gjykatësen federale të caktuar në çështjen ku ai akuzohet për përpjekje për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Avokati i zotit Trump ka argumentuar se veprimet që ndërmori klienti i tij pas humbjes ishin thjesht “kërkesa”.
Përmes një postimi në median sociale, zoti Trump shkruante me shkronja të mëdha se, “NUK MUND TË KEM NJË GJYKIM TË DREJTË NGA GJYKATËSJA E CAKTUAR”, duke shtuar se ai kishte në plan të kërkonte që gjykatësja Tanya Chutkan ta përjashtonte veten nga gjykimi i çështjes dhe që gjyqi të mos zhvillohej në Uashington.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk është paraqitur asnjë kërkesë zyrtare në gjykatë. Gjykata nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.
/TV Arbëria