E arta jonë olimpike, Distria Krasniqi e ka nisur aventurën në World Judo Master në Hungari me fitore.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten belge, Amber Ryheul
Krasniqi e fitoi luftën ndaj Ryheul me Waza-ari.
Tani, Distria do të përballet me xhudisten Mascha Ballhaus, për ta siguruar çerekfinalen e kësaj gare.
/TV Arbëria