Pasi që siguroi raundin e tretë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës, dhe me synimin e vetëm te arritja e fazës grupeve të kësaj gare, Partizani po synon që të luajë një miqësore luksi.
Kampioni i Shqipërisë thuhet se ka nisur bisedimet me krerët e klubit të Romës, që të zhvillohet një miqësore mes dy klubeve në stadiumin “Kompleksi Sportiv Partizani”.
Krerët e Partizanit janë optimistë se mund të arrihet marrëveshja për ta sjellë Romën e Jose Mourinhos në Tiranë.
Bëhet e ditur se kjo miqësore mund të luhet më datën 12 gusht, ku edhe mund ta shohim mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla të aktivizohet nga Mourinho.
Partizani i rikthehet aksionit më 10 gusht, ku do të zhvillojë ndeshjen e parë me Valmeiran në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Konferencës./a2news/
/TV Arbëria