Ka mbetur vetëm një vend në kualifikimet e FIBA EuroBasket 2025, pasi Bullgaria dhe Sllovakia siguruan biletat e tyre të mërkurën.
Bileta finale do të vendoset të shtunën në Prizren, pasi Kosova pret Danimarkën në Grupin H.
Të kryesuar nga ylli i tyre Iffe Lundberg, danezët kanë fituar të tria ndeshjet e tyre, duke përfshirë edhe ndeshjen kundër Kosovës, në shtëpi në Danimarkë, 82-75.
Danezët kanë tri fitore, ndërsa Kosova dy fitore e një humbje, me Zvicrën që është eliminuar, pasi ka humbur katër ndeshjet. Tashmë “dardanët” duhet të përmbysin danezët në shtëpi.
Danimarka do të kualifikohej me një fitore ose një humbje 6 pikë më pak, ndërsa Kosova do të kualifikohej me një fitore prej 7 pikësh e më shumë.
32 kombëtare do të marrin pjesë në kualifikime dhe 24 vazhdojnë garat në Evropian.
Eurobasket 2025 do të mbahet në Letoni, Qipro, Finlandë dhe Poloni.
Lista e shteteve në kualifikueset e FIBA EuroBasket 2025: Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Britania e Madhe, Greqia, Hungaria, Islanda, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia dhe Ukraina.
/TV Arbëria