Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dy të lënduar nga një aksident në Gjakovë

Dy të lënduar nga një aksident në Gjakovë

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Cërmjan të Gjakovës ku për pasojë dy persona janë lënduar.

Policia bën të ditur se, i dyshuari mashkull, derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin ndaj veturës duke kaluar ne shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është vetaksidentuar duke u përplasur në një greminë.

Drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër i cili ka qenë në veturë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Pas marrjes së tretmanit mjekësor, drejtuesi i automjetit është liruar ndërsa i lënduari tjetër vijon të marr trajtim të mëtutjeshëm në spital.

/TV Arbëria