Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Korriku më i nxehtë në Kosovë

Korriku më i nxehtë në Kosovë

Qindra qytetarë të vendit nuk po mund ti përballojnë temperatura mjaftë të larta duke kërkuar ndihmë të vazhdueshme mjekësore. Moshat më të prekura janë të moshuarit, fëmijët dhe shtatzënat. Mjekët japin disa udhëzime si të përballohet këto dy javë tropikale në vendin tonë. 

Ndonëse vera erdhi me vonesë për shkak të reshjeve të shiut e vërshimeve, kjo stinë ka rezervuar këto ditë temperatura mjaftë të larta.

Temperatura deri në 40 gradë celsius, janë paralajmëruar për këtë javë në Kosovë nga Insituti Hidrometerologjik.

Tutje, ky institut  ka bërë thirrje për kujdes nga temperaturat e larta.

Meqë indeksi UV do të jetë shum i lartë, rekomandohet që të kufizohemi sa më shume nga  rrezet e diellit, nga ora 10-17, sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension dhe diabetikët.

Si pasojë e temperaturave të larta, numri i qytetarëve që po kërkojnë trajtim mjekësor është rritur.

Ndërkaq sipas IHM-së, edhe java tjetër pritet të karakterizohet me temperatura mjaftë të larta në Kosovë.

/TV Arbëria