Të hënën u mbajt mbledhja e katërt e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) ku në këtë mbledhje janë licencuar edhe 14 kanalet e Isp Broadcast.
Pas një pritje shumë të gjatë sot KPM-ja kalon 14 kanale tjera shtesë konkretisht: “ARB Aksion”, “ARB Aventura”, “ARB Film”, “ARB Hits”, “ARB Komedi”, “ARB Max”, “ARB Mrekulli”, “ARB Nostalgjia”, “ARB Premier”, “ARB Shqip”, “ARB Triller”, “Arbëria”, “Florinjët” dhe “Sport ALB”.
Sot ISP Broadcast zyrtarisht ka 27 kanale të licencura, në dy platforma, Isp Channels dhe Digit Arb, njëkohësisht nga sot jemi dhe lider në tregun medial.
Gjithashtu zyrtarisht dhe TV Arbëria është i certifikuar.
Në platformën Digit Arb nuk do të mungojnë risitë nga më të fundit të filmave nga kinemat më prestigjoze botërore.
ISP Broadcast ju njofton se ky është vetëm fillimi pasi do të ketë risi të reja në rrjetin e internetit ku në fund të muajit shtator do të prezantojnë dhe WIFI 7G për biznese.
Dihet tashmë se ISP Broadcast ka startuar dhe me wifi 6G, teknologjinë e fundit të internetit të parët në Ballkan, të cilën mund ta shijojnë telefonat e rinj dhe në fund të shtatorit do të prezantojnë edhe wifi 7G pas daljes së iphone 15.
ISP Broadcast është dhe do të mbetet lider në tregun medial me shërbime të internetit dhe televizionit.
/TV Arbëria