Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > 6 vetura digjen në një autosallon në Vushtri

6 vetura digjen në një autosallon në Vushtri

Një autosallon është përfshirë nga zjarri në Vushtrri. Sipas policisë, aty janë djegur gjashtë vetura tërësisht dhe disa janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri.

Sipas ankuesit, persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturave.

Të lënduar nuk ka.

Rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

ZJARRVËNIE/Vushtrri 16.07.2023 – 00:57. Ankuesi mashkull nga Kosova ka raportuar se persona të panjohur i kanë djegur gjashtë (6) vetura tërësisht dhe disa të tjera  janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

/TV Arbëria