Juristja e së drejtës për media, Flutra Kusari, ka komentuar lidhur me përgjimet e publikuara të shefes së grupit parlamentar Mimoza Kusari-Lila, nga gazetari Berat Buzhala.
Ajo ka thënë se nuk është bërë asnjë shkelje ligjore në publikimin e këtyre përgjimeve nga ana e Buzhalës.
“Rreth bisedave të publikuara në Nacionale dhe përgjegjësisë ligjore të mediumit:
- Nuk ka shkelje të Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes.
- Nuk ka shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve.
- Nuk ka shkelje të Kodit Penal.
- Nuk ka shkelje të Kodit Etik të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës.
Ju uroj një pasdite të këndshme”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook./fk
/TV Arbëria