Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hovenier: Jemi të përkushtuar për të ndihmuar Kosovën

Hovenier: Jemi të përkushtuar për të ndihmuar Kosovën

Në Komunën e Pejës sot është hapur qendra më e re e institucionit arsimor “Bonevet”. E njëjta u konsiderua e rëndësishme për të rinjtë e kësaj komune për arsimim në fushën e artit dhe matematikës.

Hapja e këtij institucioni arsimor u bë me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me këtë rast, ambasadori Jeffrey Hovenier, tha se ShBA-ja është e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën

” Ne jemi vërtet të lumtur që kemi mundësinë të mbështesim Bonevet në hapjen e kësaj qendre në Pejë, meqenëse Bonevet i ofron të rinjve mundësi arsimi në fusha të ndryshme si inxhinieri, art dhe matematikë. Vet drejtpërdrejt e kam pa ndikimin e madh që ‘Bonevet’ ka pasur në jetën e shumë të rinjve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për të mbështetur Kosovën që të marrë vendin e saj të duhur në strukturat evropiane dhe euro-atlantike. Kjo përfshinë edhe mbështetjen për një ekonomi të begatshme, ku i mundëson të rinjve të gjejnë punë në Kosovë”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se hapja e kësaj qendre arsimore do t’i ndihmojë shumë të rinjve pejanë.

“Një shoqëri që planifikon të ardhmen e vet është e sigurt se do të ecë përpara. Neve na është dashur katër vjet e gjysmë për me mundur me fut në planin zhvillimor komunal ndërtimin e qendrës ‘Bonevet Peja’, pasi ka procedura të mëdha burokratike që na kanë pru këtu”, shtoi Muhaxheri.

Në anën tjetër, drejtori menaxhues i fondacionit “Bonevet Peja”, Genc Pilingjurka, tregoi në detaje se në çfarë fushash arsimore do të përfitojnë të rinjt në këtë qytet.

“Fondacioni ‘Bonevet Peja’ do të jetë shtëpia inovative dhe kreative për të gjithë të rinjt e Komunës së Pejës. Këtu do të implementohen shumë projekte që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të rinjve të të gjitha komuniteteve në fushën e artit, shkencës dhe teknologjisë”, tha ai.

Fondacioni “Bonevet” është i pranishëm edhe me gjashtë qytete të tjera në Kosovë.

/TV Arbëria