Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Felix i pakënaqur te Atletico

Felix i pakënaqur te Atletico

Reprezentuesi portugez João Félix iu bashkua përgatitjeve para-sezonale të Atlético Madridit që nga e hëna, por ai nuk dukej se e shijoi këtë ditë të parë pasi u kthye te “El Cholchonesor” nën urdhrat e trajnerit Diego Simeone me të cilët ribashkimi, siç raportohet nga mediat spanjolle ishte shumë i ftohtë.

Situata u tensionua kur Felix kuptoi se ai nuk është në planet e Simenones, ndërsa as nuk është diskutuar mundësia që atij t’i kthehet numri 7 të cilin e ka marr sulmuesi Antoine Griezmann.

Në seancën e pasdites, João Félix u fut në lojë, madje shënoi një gol dhe tregoi cilësitë ë tij. Por pikërisht në fund të seancës ai ra më shumë në sy, pasi nuk kaloi pa u vënë re në bisedat që pati me drejtorin sportiv, Andrea Berta, edhe gjatë stërvitjes, ndërkohë që nuk dukej i kënaqur me idetë dhe urhdrat e trajnerit Simeone.

/TV Arbëria

Powered by WordPress