Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet personi që kanosi një grua në Mitrovicë

Arrestohet personi që kanosi një grua në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi dyshohet se i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur një femër.

Ngjarja ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/TV Arbëria