Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Gjilani huazon dy futbollistë nga Kukësi

Gjilani huazon dy futbollistë nga Kukësi

Klubi i Futbollit, Gjilani, ka bërë të ditur se ka sjellë në radhët e veta dy futbollit në formë huazimi nga Kukësi.

Bëhët fjalë për dyshen Angjelo Tafas dhe Atdhe Rashiti, ndërkohë që është konfirmuar gjithashtu kalimi i Enea Koliqit te Ballkani.

Klubi gjilanas përmes një njoftimi zyrtar ka njoftuar po ashtu se pjesa tjetër e skuadrës do të mbetet e njëjta pasi futbollistëtë janë të lidhur më kontrata valide.

Ja njoftimi i plotë i Gjilanit:

Sport Club Gjilani konfirmon ardhjet e përkohshme të futbollistëve Angjelo Tafas dhe Atdhe Rashiti nga radhët e Kukësit. Klubet kanë gjetur akordin për këtë marrëveshje dhe me këtë rast shprehim falenderimet më të sinqerta për bashkëpunimin e ofruar nga FK Kukësi.

Gjithashtu, konfirmojmë edhe arritjen e marrëveshjes me FC Ballkani për futbollistin Enea Koliçi, duke u dëshiruar njëherit shumë suksese në garat evropiane.

Të gjithë futbollistët e tjerë vazhdojnë të mbetur në lidhje kontraktuale me klubin dhe janë të regjistruar për ndeshjet kualifikuese në Ligën e Konferencës.

Klubi njofton se ekspedita kuq & bardh do të udhëtojë më datën 11 Korrik drejt Luksemburgut, me ç’rast do t’i zhvillojë dy seanca stërvitore para ndeshjes të datës 13 Korrik ndaj ekipit vendas Progres Niederkorn.

Për detajet e ndeshjes kthyese do ju njoftojmë me kohë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress