Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, sa the “Moska është shqetësuar nga eskalimi i dhunës” në veri të Kosovës duke i rënë propagandës se “ka rrezik të menjëhershëm për mbijetesën e serbëve në Kosovë”.
Duke folur në konferencë për media, siç e cituan mediat serbe, ajo tha se “gjërat kanë dalur jashtë kontrolli”, kështu duke jehuar fjalë për fjalë pretendimet e Aleksandar Vuçiq.
Ajo godet edhe Perëndimin, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për mbështetje të Kosovës “në spastrimin etnik, dëbimin, pogromin dhe terrorin ndaj serbëve” në Kosovë.
“Në vend të kësaj, kryeqytetet perëndimore po kërkojnë mënyra të reja për të ushtruar presion mbi Beogradin dhe popullin serb, duke sajuar akuza të paturpshme, duke përfshirë ato kundër përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Serbe. Rusia ndan mendimin e Presidentit të Serbisë për situatën aktuale të krizës”, ka thënë Zakharova.
/TV Arbëria