Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka kritikuar ashpër qasjen e ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në dialogun Kosovë-Serbi.
Gahler të martën gjatë raportimit të Lajçakut lidhur me dialogun Kosovë-Serbi ka ngritur shumë pyetje, gjersa ka kritikuar qasjen e tij dhe mbajtjen e anës së Serbisë.
“E kam përcjellë aktivitetin tënd që nga koha kur e keni marr funksionin… Unë ju shoh më tepër në anën e agresorit, jo të viktimës në relacionin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. A e ndjeni besimin e serbëve dhe të qytetarëve të Kosovës”, është shprehur euro-deputeti.
Ai më tej ka thënë se të gjithë i dinë veprimet e qeverisë dhe të liderëve serbë, duke filluar nga çështja e targave të automjeteve, mospjesëmarrja në zgjedhje, politika koordinuese e Serbisë me Rusinë, mosnënshkrimi i marrëveshjes së pretenduar.
/TV Arbëria