Një grua rreth moshës 70 vjeçare është gjetur pa shenja jete pasi është raportuar se ka rënë nga një lartësi e një objekti sot rreth orës 05:00 në rrugën “Viktor Majer”, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas tij, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e saj.
“Rreth orës 05:00 është raportuar se në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 70 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë Borovci.
/TV Arbëria