Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, ishte i ftuar sot në emisionin ‘Rock ‘N’ Roll Football’, ku foli për ekipet futbollistike të Kosovës.
I pyetur për rënien e ekipit të Drenicës nga Superliga, ai u përgjigj se kjo ndodhi për shkak të organizimit jo të mirë dhe si pasojë e problemeve financiare.
Ai nuk la pa përmendur edhe ekipin e ‘FC Malishevës’, ku tha se ky ekip paguan lojtarët më shumë se ekipi i Prishtinës apo ndoshta edhe më shumë se Gjilani.
Sadiku gjithashtu tha se për organizim të mirë të ekipit, duhet të merret shembull, ‘FC Malisheva’.
/TV Arberia