Një plantacion droge është zbuluar në Katalonjë ku u arrestuan 10 personave.
Në pranga kanë përfunduar 7 shqiptarë dhe 3 shtetas serbë.
Gjatë operacionit policor janë sekuestruar 3093 bimë marijuanë, e përkthyer në 1280 kg marijuanë. Veprimtaria ishte e shtrirë në dy ndërtesa të ndryshme.
Mediat spanjolle shkruajnë se për mbarëvajtjen e të korrave dhe garantimin e një korrje të mirë, bosët shqiptarë shfrytëzonin bashkatdhetarët që mbërrinin në Spanjë me leje qëndrimi të përkohshme (90 ditë). Më pas i ‘mbyllnin’ në plantacione për të kryer funksionet e “kopshtarit”. Ata nuk mund të largohen nga ambientet pasi duhet të monitorojnë drogën, derisa të mbarojë leja e qëndrimit.
/TV Arbëria