Seria e finales së “PlayOff-it” të Superligës së Kosovës në basketboll do të vazhdojë nesër në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Me fillim nga ora 20:00 KB Trepça zhvillon ndeshjen si vendase kundër KB Pejës, me synimin e vetëm te fitorja që të kalojë në epërsi prej 2:1 në serinë e finaleve të “PlayOff-it”.
Atmosfera në “Minatori” pritet të jetë e jashtëzakonshme, ashtu siç ka qenë vazhdimisht këtë sezon.
Përballjet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë treguar spektakël në parket, kështu që edhe nesër pritet të jetë atmosferë e zjarrtë në finalen e tretë mes dy klubeve.
KB Trepça e fitoi ndeshjen e parë, kurse KB Peja e barazoi serinë në 1:1 në ndeshjen e dytë.
E enjte
20:00 KB Trepça – KB Peja (Palestra e sporteve Minatori – Mitrovicë)
/TV Arbëria