Carlo Ancelotti nuk e fshehu dëshirën se shpreson që skuadra e tij, Real Madridi të luajë kundër ish-skuadrës, Milanit, në finalen e Ligës së Kampionëve.
63-vjeçari ishte trajner i Milanit në të katër rastet kur ata u përballën më parë me Interin në raundet e eliminimit të Ligës së Kampionëve, duke përfshirë përplasjen e mëparshme gjysmëfinale në vitin 2003.
Me dy tituj të Ligës së Kampionëve me kuqezinjtë si trajner, si dhe dy të tjerë gjatë ditëve të tij të lojës, është e drejtë të thuhet se Ancelotti i uron ish-skuadrës së tij suksese në garën elitare të klubeve evropiane.
Duke folur për kamerat e Mediaset pas barazimit 1-1 me Manchester Cityn në gjysmëfinalen e Realit, Ancelotti nuk ngurroi të thotë “Forca Milan”.
Ndryshe, Milani dhe Interi luajnë sot (e mërkurë) ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, me fillim nga ora 21:00.
/TV Arbëria