Victor Osimhen ka tërhequr vëmendjen e top skuadrave evropiane, pas sezonit fantastik që po e kalon me Napolin.
Osimhen ishte ndër lojtarët kyç që e ndihmoi Napolin ta fitonte titullin e Serie A pas 33 vitesh, ku në 28 paraqitje në kampionatin italian ka regjistruar 23 gola dhe pesë asistime.
Statistikat e tij kanë bërë që Napoli të kërkojë një shumë të madhe për Osimhen, me Bayern Munichun, Manchester United dhe Paris Saint-Germain që kanë shprehur interesim në 24 vjeçarin.
Besohet se Napoli po kërkon 150 milionë euro për shërbimet e Osimhen, dhe si duket ky çmim nuk i përshtatet aspak Bayernit.
Këtë gjë e konfirmoi edhe shefi ekzekutiv i Bayernit, Oliver Kahn, i cili transferimin e Osimhen e konsideron një rrezik të madh.
“Kur bëhet fjalë për një shumë kaq të madhe, ne duhet ta bëjmë pyetjen: A jep lojtari garanci për këto para. Sigurisht që do të ishte një rrezik i madh”, tha Kahn.
Në të gjitha garat këtë sezon, Victor Osimhen ka arritur të bëjë 35 paraqitje duke regjistruar 28 gola dhe pesë asistime mbi emrin e tij.
/TV Arbëria