Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një grua për braktisje të fëmijës në Gjakovë

Arrestohet një grua për braktisje të fëmijës në Gjakovë

Një grua u arrestua mbrëmë në Gjakovë pasi la pa përkujdesje një fëmijë, i cili ishte duke kërkuar lëmoshë.

“Është arrestuar e dyshuara femër nga Koosva pasi ka lënë pa përkujdesje fëmiun i cili ishte duke kërkuar lëmoshë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, bëri të ditur Policia.

Rasti u cilësua si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

/TV Arbëria