Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit të fazës së gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.
Me fillim nga ora 14:00 stadiumi “Arena Egnatia” në Rrogozhinë do të jetë nikoqir i përballjes mes Egnatias dhe Vllaznisë.
Ndeshja e parë në “Loro Boriçi” përfundoi e barabartë 1:1, ndërsa sot kampioni aktual, Vllaznia synon fitoren si mysafirë që ta sigurojë edhe një finale tjetër të kësaj gare.
Ndërkaq, me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Teutës dhe Tiranës.
Në duelin e parë të zhvilluar në “Elbasan Arena”, Tirana fitoi bindshëm 3:0, dhe Teutës do t’i nevojitet sot një mrekulli në stadiumin “Niko Dovana” për ta siguruar finalen.
14:00 Egnatia – Vllaznia (Stadiumi Egnatia Arena)
17:00 Teuta – Tirana (Stadiumi Niko Dovana)
/TV Arbëria