Xhudistja nga Kosova Nora Gjakova ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.
Gjakova në çerekfinale e mposhti gjermanen Seija Ballhaus në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ajo tani do të kërkojë kalimin në finalen e madhe të këtij kampionati.
/TV Arbëria