Edhe pse është folur për Lionel Messin që refuzon të imitojë Cristiano Ronaldon, argjentinasi pritet të transferohet në Arabinsë Saudie gjithashtu. AFP njofton se marrëveshja tashmë është mbyllur që sulmuesi i PSG-së të bëhet pjesë e skuadrëës Al Hilal.
Gjatë gjithë gjysmës së dytë të sezonit u përfol për një ardhje të mundshme të Lionel Messit në Arabinë Saudite. Jo për rolin e tij si ambasador i turizmit, që i dha atij një pezullim njëjavor për shkak të largimit të paautorizuar nga PSG, por për të ardhmen e tij si futbollist. Shtatë herë Topi i Artë është në fund të kontratës së tij me Paris Saint – Germain, e cila skadon më 30 qershor.
Sipas një agjenti të FIFA-s me emrin Marco Kirdemir, Al-Hilal i ka ofruar një kontratë legjendare Lionel Messit e cila do të arrinte një shumë totale prej 600 milionë euro dhe mësohet se kampioni o botës si ka thënë “Po” këtij operacioni.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të jenë sërish rivalë.
/TV Arbëria