Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prishtinë: Arrestohet i mituri ngacmoi seksualisht një vajzë

Prishtinë: Arrestohet i mituri ngacmoi seksualisht një vajzë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një femër po ashtu të mitur.

Në njoftim thuhet se i dyshuari po ashtu ka filmuar me telefon vajzën e mitur.

“Më 08.05.2023 është raportuar rasti se një femër e mitur ka deklaruar se ka qenë e ngacmuar seksualisht nga dy të mitur. Po ashtu viktima ka deklaruar se njëri nga të dyshuarit e ka filmuar me telefon derisa ajo nuk ishte e vetëdijshme. Viktima është intervistuar në prezencë të prindërve dhe zyrtarit nga QPS”, thekson në njoftim.

Tutje, në njoftim theksohet se me vendim të prokurorit një i dyshuar kosovar (i mitur) është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

/TV Arbëria