Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha më 8 maj se trupat e tij kanë filluar të marrin municionet e nevojshme për ta nisur avancimin për pushtimin e qytetit lindor të Ukrainës, Bahmutit, të rrethuar prej kohësh.
“Sot, grupet përparuan maksimumi 130 metra… Luftimet e ashpra po vazhdojnë, por grupet po vazhdojnë të përparojnë”, tha Prigozhin në një mesazh audio të publikuar në rrjete sociale.
“Sipas të dhënave preliminare, ne kemi filluar të marrim municion. Nuk e kemi parë [ende] në praktikë”.
Prigozhin tha se forcat ukrainase ishin të kufizuara në një sipërfaqe prej rreth 2.36 kilometrash katrorë në qytet.
Bahmuti ka qenë nën sulme rus për më shumë se nëntë muaj, me grupin Wagner që udhëheqë përpjekjet e përsëritura për të avancuar në atë që dikur ishte një qytet me 70.000 banorë.
Komandantët ukrainas janë zotuar ta mbajnë kontrollin e qytetit, pavarësisht përpjekjeve ruse për ta marrë atë në kohë për festën e Ditës së Fitores të 9 majit, që shënon humbjen e Gjermanisë naziste.
Prigozhin javën e kaluar kërcënoi se do të tërhiqte forcat e tij nëse nuk merrte municionin e nevojshëm, por më pas e tërhoqi kërcënimin.
/TV Arbëria