Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zëdhënësja e LDK-së i reagon Konjufcës: A po synon blloku evropian ta rrënojë shtetin e Kosovës?

Zëdhënësja e LDK-së i reagon Konjufcës: A po synon blloku evropian ta rrënojë shtetin e Kosovës?

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, lidhur me deklaratën e tij për dialogun.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se a po tregon Konjufca se blloku i vendeve evropiane sikur po synon ta rrënojë shtetin e Kosovës duke kërcënuar me largim nga dialogu!?

Teksa, ka shtuar se strategjia e kësaj Qeverie është e vonshme dhe ka filluar t’i konstatojë veprimet e vonuara.

Postimi i saj i plotë:

Qeveri konfuze dhe e mjegullt

Strategjia e kësaj qeverie është jo vetëm e vonshme, por ka filluar t’i konstatojë veprimet e vonuara të vetvetes.

Pas pasojave, gjithmonë e krijojnë një gjendje tjetër – një realitet paralel – e që realisht kurrë nuk është kontinuiteti i asaj çfarë bëjnë. Fillimisht, të kënaqur me përfshirjen e vetmenaxhimit në Marrëveshjen e Ohrit, madje deri në glorifikim të saj, pastaj shkarkuan ekipin “vetmenaxhues” duke e projektuar si të dështuar.

Rrjedhimisht, në mungesë të një fajtori kujdestar, të brendshme, ndezin turbo-makineritë kërkuese për fajtorë të tjerë, përjashtë.Kësaj radhe qenkan vendet e BE-së fajtore.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës konstaton se blloku i vendeve evropiane sikur po synuaka ta rrënojë shtetin duke kërcënuar me largim nga dialogu!?Ndonëse, si gjithmonë nuk e thotë kah do t’ia mbajë pastaj.

/TV Arbëria