Distria Krasniqi nuk ka arritur që të kalojë në finalen e madhe të Kampionatit Botëror të Xhudos.
Ajo u mposht në gjysmëfinale në kategorinë 52 kilogramë nga njëra prej xhudisteve më të mira në botë, japonezja Uta Abe.
Kjo është hera e tretë që Krasniqi mposhtet nga japonezja në garat ndërkombëtare.
Tani, xhudisitja nga Kosova do të luftojë për medaljen e bronztë.
/TV Arbëria