Ballkani ka arkëtuar tri pikë të plota nga krye-ndeshja e xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll duke e mposhtur Dritën në Gjilan me rezultat 2-1.
Skuadra e Ilir Dajës kaloi në epërsi pas vetëm 11 minutave lojë me golin e Meriton Korenicës, por vendasit eaguan shpejtë duke barazuar në 1-1 me golin e Jasharit në minutën e 42-të.
Kur po mendohej se ndeshja do të mbyllje pa fitues, në skenë doli qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova që realizoi me kokë për rezultatin 2-1 dhe fitoren e madhe të skuadrës së Ilir Dajës.
Kjo fitore e barazon Ballkanin me pikë me Dritë. Tan të dy skuadrat kanë nga 66 pikë, kur kanë mbetur vetëm edhe tri xhiro deri në përfundim të Superligës së Kosovës.
/TV Arbëria