Parkimi në rrugë të caktuara të Hagës do të kushtojë 50 euro, pavarësisht nëse automjeti do të parkohet për 10 minuta apo për gjithë ditën.
Kjo po bëhet për të parandaluar bllokimin e trafikut në pjesët atraktive të qytetit.
Tarifa, e cila do të aplikohet për një vit, vlen edhe për zonat përreth plazhit të njohur Scheveningen.
Banorët vendas ankohen prej vitesh se nuk mund të gjejnë parkim në qendër të qytetit dhe Scheveningen.
Për këtë arsye autoritetet vendosën të dekurajojnë parkimin në pjesët e përmendura të qytetit duke paguar një çmim të lartë.
Zëdhënësi i këshillit bashkiak, Jurriaan Esser, theksoi se ky është një pilot-projekt që do të përcaktojë avantazhet dhe disavantazhet e sistemit të ri të tarifimit, dhe se pas kësaj do të shqyrtohet nëse do të vazhdohet me këtë lloj tarifimi.
Banorët vendas dhe kompanitë vendase do të kenë përparësi në parkimin në rrugët ku ka kryesisht ndërtesa banimi.
“Ne duam që këmbët tuaja të jenë mënyra kryesore e transportit, e ndjekur nga biçikleta, transporti publik dhe vetëm më pas një veturë. Kjo nuk do të thotë që ne nuk lejojmë vetura në qytetin tonë. Do të thotë që nëse do të udhëtoni për një kohë të shkurtër transporti juaj duhet të jenë këmbët tuaja, kjo është e dobishme jo vetëm për mjedisin, por edhe nga aspekti kohor është më e pranueshme”, tha Esser.
Çmimi prej 50 euro është dhjetë herë më i lartë se çmimi i zakonshëm i parkimit në Hagë.
Megjithatë, ka nga ata që nuk janë të kënaqur me këtë vendim. Ithtarët e çiklizmit si formë bazë e transportit, besojnë se vendimi nuk mjafton për të dekurajuar përdorimin e veturave.
/TV Arbëria