Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Rreth 100 mijë të rinj të papunë, shkollë e trajnime, ASK: Ky numër në rritje

​Rreth 100 mijë të rinj të papunë, shkollë e trajnime, ASK: Ky numër në rritje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ditë më parë ka bërë të ditur se mbi 740 mijë persona në vend janë ekonomisht joaktivë, që nuk janë në punë dhe aktualisht nuk janë të regjistruar në ndonjë nga zyrat shtetërore që kërkojnë punë.

Nga të dhënat që i përkasin periudhës së tremujorit të parë të vitit 2022, më shqetësuese mbetet numri prej 100 mijë prej tyre të moshës nga 15 deri në 24-vjeç, që përpos se janë të papunë, nuk janë as në shkollë dhe nuk ndjekin trajnime profesionale.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se janë mbi 1.2 milionë qytetarë në moshë pune, mbi 380 mijë janë të punësuar, mbi 77 mijë janë të papunë dhe mbi 750 mijë janë ekonomikisht joaktivë.

Nga komuniteti i biznesit, thonë se qytetarët e cilësuar në masë të madhe si pasivë nuk regjistrohen për të kërkuar punë për shkak se këto institucione nuk kanë arritur që t’iu përgjigjen kërkesave të tyre, ndërsa ndryshe nga vendet e tjera, as nuk kanë ndonjë mbështetje financiare gjatë kohës së pritjes për punësim.

Duke folur për numrin prej rreth 100 mijë të rinjsh, kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha thotë se të njëjtit mbahen nga familja dhe nuk kanë bërë ndonjë kërkesë që të kyçen në tregun e punës.

/TV Arbëria