Juventusi ka fituar 2-0 në udhëtim te Atalanta në kuadër të javës së 34-të në Serie A.
Pjesa e parë përkundër rasteve, përfundoi pa gola, duke bërë që e dyta të ishte me ritëm më të lartë.
Ishte minuta e 56-të e takimit kur Samuel Iling Junior kaloi Juventusin në epërsi me një goditje nga afërsia.
Atalanta e pati rastin t’i barazonte shifrat, mirëpo goditja e Teun Koopmeiners (75’) u prit nga gardiani Wojciech Szczesny.
Bianconerët nuk u ndalën me kaq dhe shënuan edhe të dytin për rezultatin 2-0, tani nëpërmjet Dusan Vlahovic në minutën e 90+9-të.
Pas javës së 34-të, Zonja e Vjetër ka 66 pikë, ndërsa në xhiron e 35-të do të kenë punë me Cremonesen.
HT | Il primo tempo termina in parità. #AtalantaJuve pic.twitter.com/BvF3Udcdl3
— JuventusFC (@juventusfc) May 7, 2023
/TV Arbëria