Agjenti i Joao Cancelos, Jorge Mendes është në bisedime me Barcelonën për një transferim të mundshëm të lojtarit në “Camp Nou” sezonin e ardhshëm, raporton gazeta spanjolle “Sport”.
Cancelo aktualisht është në Bayern Munih në huazim nga Manchester City, por gjigantët e Bundesligës nuk kanë gjasa ta blejnë përfundimisht kartonin e tij sezonin e ardhshëm.
Barcelona thuhet se është e prirur për nënshkrimin e mbrojtësit të krahut dhe tani varet nga Manchester City nëse do ta shesë lojtarin apo do ta dërgojë atë në një periudhë tjetër huazimi.
/TV Arbëria