Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Peci: Duhet t’i vijë fundi tregtisë e therjeve ilegale të bagëtive në tregun e automjeteve

Peci: Duhet t’i vijë fundi tregtisë e therjeve ilegale të bagëtive në tregun e automjeteve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, me drejtorin e AUV-it, Flamur Kadriu dhe inspektorët veterinarë vizitoi sot hapësirat e tregut të automjeteve në Prishtinë, me ç’rast, deklaroi se duhet t’i vijë fundi tregtisë dhe therjeve ilegale të bagëtive në atë treg.

Ai i ftoi komunat që të përmbushin detyrimin ligjor që u përket në këtë aspekt.

Ministri Peci tha se veprimtaritë e tilla pa kushte higjenike rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

“Ka qenë interesim i imi të bashkëbisedoj me të gjithë ata që frekuentojnë këto hapësira për shitjen dhe therrjen e bagëtive që së bashku të gjejmë një zgjidhje në mënyrë që këto veprime të mos përsëriten. Do të angazhohem që së bashku me Kryetarët e Komunave ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët pasi që pamjet e therjeve e gjakosjeve në hapësira publike buzë rrugëve nuk u përkasin shoqërive Evropiane”.

Nga veprimet e tilla pa asnjë kontrollë higjienike ekziston edhe një numër i madh i faktorëve mikrobiologjikë që e infekton/kontaminon mishin që nxirret nga shpezët të cilat therren në kushte jo-higjienike duke ju ekspozuar pluhurit, tymit të automjeteve dhe shumë papastërtive të tjera. Ministria potencoi se si nga ata që tregtojnë e deri te blerësit duhet të kuptohet se ky lloj i të bërit tregti është i rrezikshëm për shëndetin veterinarë (fondin e shpezëve), por mbi të gjitha për shëndetin njerëzor.

MBPZhR shtoi se është e përkushtuar në ruatjen e shëndetit dhe mirëqënies së qytetarëve.

/TV Arbëria