Një 23-vjeçar është plagosur dje në Mamushë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka informuar se 23-vjeçari është sulmuar e pastaj plagosur në një lokal.
“Dje me datë 06.05.2023 rreth orës 20:00, 8-9 persona familjar në mes vete kan shkuar në një lokal në Mamushë , aty ata kanë sulmuar viktimën F.M. dhe familjarët e tij. Njëri nga të dyshuarit ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën I.B. 23 vjeq. Policia ka dal në vendngjarje, është duke u marr me rastin.”, ka bërë të ditur Bytyqi.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
/TV Arbëria