Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan ka akuzuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë për disa projekte.
Sipas LDK-së, VV-ja po i trajton si të huaja projektet të cilat i kanë lënë të gatshme për t’i vazhduar.
Sipas LDK-së projektet që për inate politike nuk po i vazhdon VV-ja janë magjistralja Gjilan-Bujanoc, Gjilan-Ferizaj, Gjilan-Prishtinë, autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, stadiumi i qytetit, fshati i lumtur e disa projekte të tjera.
“Qeverisja aktuale komunale po i trajton si të huaja projektet të cilat ne lamë të gatshme për t’i vazhduar. Në katër anët e qytetit është krijuar vetëm pluhur e tollovi, si pasojë e inateve politike, neglizhencës e mosdijes së kësaj administrate.Magjistralja Gjilan-Bujanoc, magjistralja Gjilan-Ferizaj, magjistralja Gjilan-Prishtinë, autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, Stadiumi i Qytetit, Fshati i Lumtur dhe shumë projekte të tjera, duket se nuk janë projekte me rëndësi për qeverisjen qendrore dhe lokale, ashtu siç janë për qytetarët e Gjilanit” thuhet në njoftimin e tyre.
Njoftimi i plotë:
/TV Arbëria