Spektakli është i garantuar sot në Superligën e Kosovës në futboll që vjen përmes tri ndeshjeve të zjarrta në kuadër të xhiros së 33-të.
Padyshim se vëmendja më e madhe do të jetë në Gjilan, atje ku lideri i tabelës, Drita, e pret kampionin në fuqi Ballkanin. Tri pikë është diferenca ndërmjet këtyre dy skuadrave në të mirë të Dritës që ka 66 kundrejt 63 të Ballkanit.
Ballafaqim interesant do të jetë edhe ai ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, kurse Llapi e pret Ferizajn.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.
/TV Arbëria