Ka përfunduar derbi italian mes Romës dhe Interit, ku ky i fundit i ka shkaktuar një goditje të rëndë skuadrës së Jose Mourinhos në gjasat për Top 4 këtë edicion në Serie A.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Olimpico”, Interi e ka mposhtur Romën me rezultat solid 2:0.
Golat për “Nerazzurët” i shënuan Federico Dimarco (minuta e 33’) dhe Romelu Lukaku (minuta e 74’).
Me pikët e reja, Interi ngjitet në kuotën e 63 pikëve në vendin e katërt në tabelë, krahas Romës që zë vendin e shtatë me 58 pikë të arkëtuara.
Rezultati final, 2:0 në favor të Interit.
/TV Arbëria