Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Mulliqi, ka vdekur sot.
Lajmi u bë i ditur në rrjetet sociale nga familjarët dhe të afërmit.
Nga familjarët nuk është bërë ende e ditur për kohën e varrimit të tij.
Mulliqi kishte shërbyer në Zonën Operative të Llapit.
Ndërkaq, për vdekjen e tij ka njoftuar edhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, teksa ka shprehur ngushëllime për familjen e Mulliqit.
/TV Arbëria