Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Chelsea i kthehet fitores, tre pikë arkëtojnë edhe City me Tottenhamin

Chelsea i kthehet fitores, tre pikë arkëtojnë edhe City me Tottenhamin

Kanë përfunduar katër ndeshjet që janë zhvilluar sot në Premier Ligë, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot nëntë ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat, Chelsea e ka mposhtur sot skuadrën e Bournemouthit me rezultat 3:1.

Golat për “Blutë” i shënuan Gallagher (minuta e 9’), Badiashile (minuta e 82’) dhe Joao Felix (minuta e 86’), kurse golin e nderit për Bournemouthin e shënoi Matias Vina në minutën e 21’.

Po ashtu, fitore sot regjistruan edhe Manchester City dhe Tottenhami.

Kampioni anglez e mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 skuadrën e Leeds United, ku golat për Cityn i shënoi Ilkay Gundogan (minuta e 19’ dhe minuta e 27’), ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Rodrigo në minutën e 85’.

Ndërkaq, Tottenhami e mposhti Crystal Palace me rezultat minimal 1:0, falë golit të shënuar nga Harry Kane në minutën e 45+1’ të ndeshjes.

Rezultatet finale i gjeni më poshtë.

Bournemouth 1:3 Chelsea

Manchester City 2:1 Leeds United

Tottenham 1:0 Crystal Palace

Wolverhampton 1:0 Aston Villa.

/TV Arbëria

Powered by WordPress