Ka përfunduar pjesa e parë në katër ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Premier Ligë, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City po avancon 2:0 ndaj Leeds United.
Të dy golat për kampionin anglez i shënoi mesfushori Ilkay Gundogan (minuta e 19’ dhe minuta e 27’).
Po ashtu, krahas këtij takimi po luhet edhe ndeshja tjetër interesante mes Bournemouthit dhe Chelseat, ku të dy skuadrat hyjnë në pushim duke barazuar 1:1.
Golin për vendasit e shënoi Matias Vina (minuta e 21’) ndërsa golashënues te Chelsea ishte Connor Gallagher (minuta e 9’).
Rezultatet e pjesës së parë në ndeshjet e Premier Ligës i gjeni më poshtë.
Bournemouth 1:1 Chelsea
Manchester City 2:0 Leeds United
Tottenham 1:0 Crystal Palace
Wolverhampton 1:0 Aston Villa
/TV Arbëria