Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ish-bashkëshorti ia merr vajzën me forcë në Ferizaj, policia po heton rastin

Ish-bashkëshorti ia merr vajzën me forcë në Ferizaj, policia po heton rastin

Një femër ka raportuar se një ish bashkëshorti ia ka marr me forcë vajzën e saj dhe është larguar në drejtim të panjohur. 

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:00, në Ferizaj.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari me viktimën kanë qenë çift bashkëshortor, ndërsa njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin, mirëpo ende nuk kanë hasur as viktimën as të dyshuarin.

“Ankuesja femër ka raportuar se i dyshuari mashkull me forcë e ka marrë vajzën e saj dhe është larguar në drejtim të pa njohur. I dyshuari me viktimën kanë qenë çift bashkëshortor. Njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin, mirëpo ende nuk kanë hasur as viktimën as të dyshuarin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

/TV Arbëria