Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar pasurinë e saj dhe të bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu për vitin 2022 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Osmani ka deklaruar se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pasuri të paluajtshme kanë 970 mijë e 760 euro.
Sipas deklarimit në AKP, te pasuritë e luajtshme, Osmani ka deklaruar vetëm një veturë e tipit Mercedes Benz, në vlerë prej 12 mijë eurove, në emër të bashkëshortit.
Presidentja para të gatshme nä bankë ka deklaruar 294 euro.
Osmani ka deklaruar se ka pagë vjetore neto prej 33 mijë eurosh dhe mëditje prej 7 mijë e 678 eurosh.
/TV Arbëria